Botë ISIS merr përsipër sulmin në Paris. Identifikohet autori, i njohur për policinë

ISIS merr përsipër sulmin në Paris. Identifikohet autori, i njohur për policinë

296
0
SHPËRNDAJE

Agresori që sulmoi mbrëmjen e së enjtes në Paris, duke lënë të vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër ishte një emër i njohur për autoritetet për shkak të dyshimeve për terrorizëm.

Policia e identifikoi agresorin përmes dokumenteve të zbuluara në makinën e tij. Zyrtarët thanë se bëhet fjalë për 39 vjeçarin Karim Cheurfi, i dënuar me 20 vjet burg pas tentativës për të vrarë një polic në vitin 2001.

Ditën e sotme sulmi me armë u mor përsipër nga i ashtuquajturi shteti islamik ISIS.

“Ekzekutuesi i sulmit në zonën Champs-Elysees, në qendër të Parisit, është Abu Jusuf al-Beljiki dhe ai është një luftëtar i Shtetit Islamik”, tha agjencia e lajmeve Amaq, e lidhur me grupin ekstremist.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)