Extra Kuriozitete Kolumbi, gafa e spikerit; një minutë heshtje për futbollistin e gjallë (VIDEO)

Kolumbi, gafa e spikerit; një minutë heshtje për futbollistin e gjallë (VIDEO)

102
0
SHPËRNDAJE

Gafa e radhës vjen nga Coppa Libertadores dhe ka për protagonist Ricardo Oliveira, sulmuesin e  Santos dhe ish-futbollist i Milanit, me të cilin ka luajtur 26 takime dhe ka shënuar 3 gola në sezonin 2006-2007.

Gjatë ndeshjes mes argjentinasve të Santa fe dhe brazilianëve të Santos, e luajtur në stadiumin Nemesio Camacho të Bogotà, spikeri duhet të lajmëronte një minutë heshtje në nder të futbollistit të ndarë nga jeta, Kaneco, por në fakt dëgjohet emri i sulmuesit Oliveira, për të cilin gjithë stadiumi mbajti një minutë heshtje, edhe pse ai është shëndoshë e mirë.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)