Politikë Kriza politike, Bregu takon ambasadorin Donald Lu

Kriza politike, Bregu takon ambasadorin Donald Lu

565
0
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Majilnda Bregu është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.

Temë e bisedës, sipas Bregut ka qenë situata e tensionuar politike që ka përfshirë vendin prej më shumë se dy muajsh.

“Folëm me zotin Lu për situatën e tensionuar politike, në një kohë që edhe faktori ndërkombëtar është i shqetësuar. Ka qenë një takim normal pune pak ditë para vizitës së të hënës në Shqipëri të negociatorit McAllister”.

Ky i fundit, zv.president i PPE-së pritet të vijë të mbërrijë të hënën në Tiranë për t’u përpjekur të ulë palët në një tryezë për një zgjidhje politike që do t’i jepte fund bojkotit parlamentar dhe atyre të zgjedhjeve.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)