Aktualitet Lezhë, sekuestrohen 19 kg kanabis sativa, arrestohet 1 shtetas

Lezhë, sekuestrohen 19 kg kanabis sativa, arrestohet 1 shtetas

103
0
SHPËRNDAJE

Efektivët e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: P.N , 30 vjeç, banues në Mirditë

Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e jashtme të banesës në një magazinë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve”.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)