Sport Man. Junajtid, Lion e Ajaks kualifikim me vuajtje

Man. Junajtid, Lion e Ajaks kualifikim me vuajtje

76
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Man.UTD, Ajax, Celta Vigo dhe Lyon janë 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League pas 4 sfidave cerekfinale shumë të luftuara, aq sa 3 prej tyre u zgjidhën vetëm në kohën shtesë.

Një gol i Rashford në pjesën e dytë të shtesës i dha kualifikimin skuadrës së Mourinhos, që në “Old Trafford” pati nevojë për 120 minuta për të nxjerrë jashtë Anderlechtin. Një gol i shpejtë nga Mkhitaryan në fillimin e lojës krijoi përshtypjesn se anglezët do ta kishin një shëtitje këtë sfidë, por Anderlecht ashtu si në takimin e javës së shkuar arriti të barazojë rezultatin me Hannin në të 32-tën.

avarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, sidomos të United në minutat e fundit rezultati nuk ndryshoi më me takimin që shkoi në shtesë, ku u desh goli i Rashford për të kualifikuar United për në gjysmëfinale. Ndërkohë që në minutën e fundit të kohës së rregullt u regjistrua dhe një dëmtim i rëndë për Ibrahimovic, që shqetëson jo pak trajnerin Mourinhon për vazhdimin e sezonit.

Schalke 04, që nga skuadrat e mbetura në garë ishte e fundit që kishte fituar këtë trofe, mundi të përmbysë disavantazhin 2-0 përballë Ajax në kohën e rregullt, por u eliminua në shtesë me harkëtarët që pavarësisht humbjes 3-2 kaluan në raundin tjetër . Viegever me golin e tij në të 111-tën  dhe Youness në të 120  i dhanë  kualifikimin holandezëve pikërisht në momentin kur Schalke dukej e sigurtë për kualifikimin teksa kryesonte 3-0 dhe Ajax ishte me 10 vetë në fushë.

Në fakt përballja e “Veltins Arena” pati disa kthesa të forta, me Schalken që në fillimin e pjesës së dytë shënoi dy gola të shpejtë me Goretzkën dhe Burgstallerin. Ajax mbeti me 10 vetë në të 80-tën, por gjithsesi mundi të dërgojë takimin në shtesë. Në të 101-tën Caligiuri shënoi dhe golin që kualifikonte gjermanët, por 10 minuta më pas, Viergever me golin e tij përmbysi gjithcka ndërsa në të 120 Youness realizoi dhe golin e 3-2 që vulosi eliminimin e Schalkes.

Celta Vigo ishte e vetmja skuadër që nuk pati nevojë për kohën shtesë për të kaluar më tej, me ekipin spanjoll që pas fitores në ndeshjen e parë 3-2 barazoi 1-1 në transfertë me Genk. Celta e menaxhoi mjaft mirë lojën përpara se të kalonte në epërsi me anë të Sistos në minutën e 63-tën. Genk megjithatë mundi të barazojë shumë shpejt me Trossard në të 67-tën, por deri në fund nuk gjeti dot golin e fitores me ekipin spanjoll që mundi të sigurojë më tej kualifikimin. Shumë e luftuar ishte dhe sfida mes Beshiktashit dhe Lyonit, që u zgjidh pas goditjeve të penalltive.

Vendasit që duhet të përmbysnin humbjen 1-2 të takimit të parë shënuan në fraksionin e parë me Taliscan, por 7 minuta pas epërsisë së turqve, Lacazzette riktheu barazpeshën. Gjithsesi Talisca shënoi dhe njëherë tjetër në pjesën e dytë me kohën e rregullt që u mbyll 2-1 për vendasit, ashtu si dhe koha shtesë. Nga pika e bardhë e penalltive u kualifikua ndërkohë Lyon, me rezultatin 7-6, pas 16 penalltive të goditura në total, ku vendosi ajo e Gonalons.

21 prill 2017 (gazeta=Shqip.com)