Aktualitet Mark Frroku dënohet me 7,5 vjet burg për pastrim parash

Mark Frroku dënohet me 7,5 vjet burg për pastrim parash

573
0
SHPËRNDAJE

Gjykata ka shpallur të pafajshëm ish-deputetin Mark Frroku për akuzë e vrasjes në Belgjikë, por e ka dënuar atë për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vjet burg për ish-deputetin kristian- demokrat për akuzën e vrasjes dhe akuzave të tjera për të cilat edhe u dënua.

Avokatët e Frrokut e cilësuan fitore vendimin që shpalli të pafajshëm klientin e tyre lidhur me akuzën e një vrasjeje të ndodhur shumë vite më parë në Belgjikë, akuzë që sipas tyre ishte ngritur mbi thashetheme.

Ata u shprehën se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit ku kanë besimin e plotë se klienti i tyre do të fitojë pafajësinë.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)