Extra Kuriozitete Nëndetësja personale, një luks prej 1 milion dollarë (Foto)

Nëndetësja personale, një luks prej 1 milion dollarë (Foto)

341
0
SHPËRNDAJE

Ëndrra juaj është për të eksploruar në thellësitë nënujore? Për të blerë një nëndetëse personale dhe për t’u ndjerë pak si James Bond duhen të paktën një milion dollarë, por ka modele që mbërrijnë deri në 3 milionë. Mjete të ngjashme prodhohen në Kaliforni nga kompania “SEAmagine”. Mund të lundrojë deri në 1.5 km thellësi dhe të transportojë deri në gjashtë persona në bord.

Kabina në formë sferike dhe transparente ofron një pamje të përsosur. Mesatarisht, një mision nënujor mund të zgjasë deri në 8 orë, pastaj nevojitet një kohë rikarikimi të nëndetëses nga 5 deri në 7 orë. Në versionin “luxury”, nëndetësja është projektuar për t’u ankoruar në një jaht.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)