Opinion REPUBLIKA E VJETËR SI HIPOKRIZI!

REPUBLIKA E VJETËR SI HIPOKRIZI!

346
1
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Hipokrizi doni ju? Hipokrizisë! Kriza që na ka hipur përsipër prej qeverisjes së mbrapshtë.

Ne duam që paraja publike që del nga taksat tona, paraja jonë, pra e investuar, të mos na shitet si dhuratë që na bëhet, por të shkojë atje ku duhet, të ngrejë cilësinë e agjencive publike, të spitaleve dhe shkollave publike.

Jo të shkojë atje ku ja ka ënda ndonjë qeveritari apo ndonjë budallai rrugësh, i paditur, me prirje liberalo-fashiste !

Privatët le të lulëzojnë me buxhetet e tyre. Me dinjitet, por si sipërmarrje krejt të pavarura dhe të ndara nga shteti.

Jo të na marrin paratë tona, dhe pastaj ngaqë shërbimet publike i lënë në ditë të hallit, ne të shkojmë të rripemi nga privatët që nga politikat e gabuara majmen kundër ligjeve të tregut me paratë tona!

Doni hipokrizi! Na hani hipokrizi! Po na rrjepin ngaqë ndiqen politika të gabuara! Republika e vjetër si hipokrizi!

Ne nuk jetojmë në demokraci! Është ndryshe fare ajo! Nuk jetojmë as në autokraci!  Ka disa specifika edhe ajo!

Por, është e sigurt se jetojmë në hipokrizi, si sistem politiko-mediatik, ku tjetër gjë thuhet e propagandohet dhe krejt tjetër gjë bëhet në realitet! Sistemi ynë politik, ekonomik, mediatik, elektoral është : Hipokrizi! Gjuha dhe realiteti janë po aq larg sa gënjeshtrat nga e vërteta.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Fatmir

    Edhe profesorin e paska infektuar bacili i çadres.Ma do mendja se edhe vete nuk e di se çfare ka dashur te thote,ne shkrimin e mesiper.Çadr zeza edhe profesoret i trullosi me bemet e saja.