Botë Rusi, “Dëshmitarët e Jehovait” shpallen organizatë ekstremiste

Rusi, “Dëshmitarët e Jehovait” shpallen organizatë ekstremiste

1493
0
SHPËRNDAJE
Citroen Oferta 2

Gjykata e Lartë ka ndaluar aktivitetin e “Dëshmitarëve të Jehovait”, duke e cilësuar si një organizatë fetare “ekstremiste” dhe duke i sekuestruar disa prona në favor të shtetit.

Gjykatësit kanë pranuar kështu një kërkesë të ministrisë së Drejtësisë. Lëvizja ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin.

“Dëshmitarët e Jehovait” janë një organizatë e krishterë që nuk pranon doktrinën tradicionale të trinisë dhe njihen për predikimin derë më derë, apo për kundërshtimin e shërbimit ushtarak dhe transfuzioneve të gjakut.

Ata thonë se, përshkrimi që i bëjnë autoritetet ruse është i rremë. Organizata është përhapur në botë dhe ka 8 milionë ndjekës aktivë, ndërsa në Rusi rreth 175 mijë. “Dëshmitarët e Jehovait” janë përballur me gjykatat në disa vende, por Rusia është më e zëshmja në cilësimin e tyre si një kult ekstremizmi.

21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)