Sport Tirana kthehet te fitorja pas 15 javësh. Kukësi ruan kreun

Tirana kthehet te fitorja pas 15 javësh. Kukësi ruan kreun

260
SHPËRNDAJE

Duhet të vinte Korabi që Tirana të merrte fitoren e parë në Superiore për vitin 2017-të duke parë më në fund një rreze shprese sa I përket shpëtimit. Golat e Edeh dhe Takut i dhanë 3 pikët bardhebluve në “Selman Stërmasi”, që fituan 2-0 këtë herë duke mos gabuar përballë Korabit të rrëzuar sic bënë në fazën e 3-të duke shfrytëzuar asistin e kalendarit për qëndrimin në Superiore. Në fakt, miqtë pothuajse nuk u shfaqën asnjëherë të rrezikshëm përpara portës së Likës, ndërsa Tirana ishte e vendosur për të marrë rezultatin maksimal dhe që në fillim u tregua e rrezikshme me Takun dhe Edeh, ndërsa në minutën e 25-të pa t’i anulohej me të drejtë për pozicion jashtë loje dhe një gol I Edeh. Vuajtjet e Tiranës megjithatë morën fund në fillimin e pjesës së dytë kur Edeh gjeti golin e epërsisë duke shtyrë topin për në rrjetë.

Sigurinë e 3 pikëve bardhebluve ja dha Taku që shënoi me një goditje të bukur në të 57-tën. Korabi mbeti dhe me 9 vetë pas daljes me të kuq të Jubanit në të 62-tën dhe Mziut në të 73-tën, por pavarësisht rasteve të shumta Tirana nuk shënoi më dhe pse ndonjëherë porta ishte pothuajse e boshatisur. Gjithsesi  në këtë pikë të sezonit e me renditjen aktuale ai që ka më shumë rëndësi është rezultati, i cili më në fund erdhi për skuadrën e Josës.

Gjithmonë Pejiç, Kukësi ruan kreun

Ai dhe gjithmonë ai, është Pero Pejic heroi i Kukësit edhe ndaj Flamurrtarit. Përfundon 1-0 me golin e 23 të kroatit falë të cilit Kukësi ruan kreun duke bërë detyrën në një ndeshje ku Gjokës i vlente vetëm fitorja. Ndryshimet e paralajmëruara te Kukësi me Pashajn në vend të Shametit në mbrojtje dhe Dvornekovic në vend të Kale, me dyshen Busic-Alves përpara Flamurtari. Një ndeshje absolutisht për t’u fituar për Gjokën, me vendasit që e fillojnë në sulm. Në minutën e 10 Izair Emini vallëzon mes Jakovlevic e Leal dhe godet portën, shqetësohet me të drejtë Duro për mbrojtësit, 5 minuta më pas është Kale që godet pas një kombinimi me Lenën me shënjestrën që mbetet për t’u rregulluar.

Braziliani tenton sërish 3 minuta më vonë dhe këtë herë duhet prekja e Halilajt për të shpëtuar portën. Në të 19 ishit të Kukësit i duhet të gjendet sërish gati në goditjen nga distanca të Eni Imamit. Natyrisht nuk i mjafton vetëm loja Gjokës që kërkon avantazhin dhe ka të drejtë, pasi Flamurtari është aty me Busic që dhuron kërcënimin e parë në portën e Kolicit në të 24. Dhe si gjithmonë duhet ai , njeriu që zgjidh gjërat te Kukësi, Pero Pejic, që çan murin në një goditje standard për të zhbllokuar rezultatin. Kukësi në festë, i falet heroit të tij, 23 gola për Pero Pejic në këtë kampionat ka shënuar më shumë ai se gjithë pjesa tjetër e skuadrës.

Avantazhi e bën Kukësin më të kujdesshëm dhe Flamurtarin më kërkues, por vlonjatët nuk krijojnë kushedi cfarë dhe pjesa e parë mbyllet 1-0. Pejic sërish protagonist në rikthimin nga dhomat e zhveshjes me një rrëzim në zonë në të 54 pas një dueli me Leal, gjyqtari Hamiti vazhdon lojën dhe aksioni mbyllet me një goditje të rrrezikshme të Eminit, që Halilaj i përgjigjet mbi vijën fatale. Flamurtari fiton terren dhe në të 58 është Jakovlevic që provon në kokë, ndërsa menjëherë më pas është Telushi që tenton me false por pa arritur të mashtrojë Kolicin. Goditje dënimi në hyrje të zonës në të 76 për Kukësin, por këtë herë Pejic kalon murin por jo Halilajn, ndërsa në të 81 gabon gjithçka në goditjen e tij Fazliu. Pa problem për Kolicin edhe qendrorja e Danilo Alves 3 minuta më vonë dhe Kukësi edhe pse me vështirësi menaxhon për një fitore thelbësore në luftën për titullin, Korabi, Skënderbeu dhe Luftëtari, tani janë 270 minuta larg titullit.

 

10 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)