Kryesoret Nishani: Me 25 qershor, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Kavajë

Nishani: Me 25 qershor, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Kavajë

340
SHPËRNDAJE

Bujar NishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani është njohur tashmë me arritjen e marrëveshjes politike midis mazhorancës dhe opozitës, të datës 18 maj 2017, marrëveshje që mundëson përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare si dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar të Bashkisë Kavajë. Në vijim të iniciativës së tij institucionale e të vazhdueshme, për të nxitur dialogun politik me synim gjetjen e zgjidhjes politike mbi baza kompromisi, Presidenti i Republikës vlerëson maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit gjithashtu shpreh mirënjohjen dhe ndaj kontributit të çmuar të dhënë nga miqtë evropianë dhe amerikanë të Shqipërisë. Në respekt të Kushtetutës dhe dispozitave të Kodit Zgjedhor, si dhe bazuar në kërkesën e krerëve të mazhorancës dhe të opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare dhe të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, pjesë e kësaj marrëveshje politike, Presidenti i Republikës vendosi të miratojë këto kërkesa, si vijon:

  • Ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, më 25 qershor 2017. Theksojmë se kjo datë i përket ditës së diel të fundit të periudhës zgjedhore të parashikuar në Kodin Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.
  • Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017 dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë.

21 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)