Kryesoret Tragjike, Tirana bie nga kategoria për herë të parë në histori

Tragjike, Tirana bie nga kategoria për herë të parë në histori

567
SHPËRNDAJE

Tashmë nuk është thjesht një makth që e ka shoqëruar për gati gjysmën e sezonit. Nga sot është një realitet shumë i hidhur, Tirana nuk është më në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra më e titulluar në historinë e futbollit shqiptar, Tirana kurrë më parë nuk kishin provuar shijen e hidhur e të qënit në kategori inferiore, por sot është përfshirë në vrimën e zezë, më të errët e historisë së futbollit shqiptar.

Bardheblutë nuk mundën dot të marrin sot më shumë se një barazim pa gola në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë, që shpëtoi në limite. Një ndeshje e mbyllur mes tensionit me të dyja skuadrat që janë detyruar të luajnë 6  minutat shtesë të akorduara nga arbitri italian me nga 10 futbollistë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Cisse për Tiranën dhe Pjeshkës për Vllazninë, por edhe turpit shkodran, me futbollistët kuqeblu që nuk kanë reshtur së improvizuari dëmtimet, vetëm për të vonuar lojën.

 

 

Laçi e Flamurtari bënë detyrën duke fituar në ndeshjen e fundit. Laçi siguroi mbijetesën me fitoren 2-1 ndaj Teutës, ndërsa Flamurtari fitoi pastër 0-3 ndaj Korabit.

Në dy ndeshjet e tjera që kishin vlerë vetëm statistikore. Skënderbeu-Partizani u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Luftëtari mundi kampionët e Kukësit, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat, pikërisht në javën e fundit, atëherë kur të gjitha synimet i kishte arritur.

27 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)