Politikë Rama: Koalicioni me LSI-në i suksesshëm, por këtë herë duhet të drejtojmë...

Rama: Koalicioni me LSI-në i suksesshëm, por këtë herë duhet të drejtojmë të vetëm

231
SHPËRNDAJE

Nga Krutja e Lushnjës, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryeministri Edi Rama theksoi se koalicioni qeverisës PS-LSI ka bërë reforma historike, por këtë herë PS duhet ta ketë e vetme timonin.

Ndër të tjera kryeministri pohoi se fuqia e grave është vendimtare në betejën e PS-së për të pasur timonin e qeverisjes e vetme.

“Koalicioni jonë në 44 muaj ka bërë reforma që nuk ishin bërë për një çerekshekulli, por duke parë se kemi akoma për të bërë dhe duke parë përpjekjen tonë për të ndërtuar një shtet dinjitoz, nuk mund të rri pa e ndarë me ju shqetësimin që nuk do t’ia dalim dot që administratën e shtetit ta vëmë në dispozicionin tuaj nëse nuk marrim nga ju fuqinë për të mos pasur të tjerë në prehër në timonin e qeverisjes

Fuqia e grave vendimtare në këtë betejë sepse ato e dinë shumë mirë se çdo të thotë të administrosh punët e shtëpisë, burrat pa gratë janë të mbaruar, unë i pari.

Administrata nuk mund të jetë një federatë. Nuk mundemi më tu themi njerëzve të zot, të aftë e me shkollë kur pretendojnë për një vende pune na fal aty nuk shkon dot se aty e ka një parti tjetër.

Qendra e votimit nuk është stadium. Fleta e votimit nuk është një biletë”, deklaroi ai.

4 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)