Ekonomi Shqipëria ka ngjitur disa shkallë në industrinë e turizmit

Shqipëria ka ngjitur disa shkallë në industrinë e turizmit

201
1
SHPËRNDAJE

Turizmi kontribuon me 1 miliard euro në GDP-në e Shqipërisë. Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, sektori i turizmit dhe udhëtimit në Shqipëri kontribuoi drejtpërdrejt në ekonominë e vendit në 2016, duke përbërë 127.7 miliardë lekë, ekuivalente me 8.4% të PBB-së së vendit.

Referuar raportit të vitit 2017 mbi turizmin dhe ndikimin ekonomik të këtij sektori në ekonominë e vendit, kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit parashikohet të rritet me 5.2% në vitin 2017.

Sipas parashikimit afatgjatë të këshillit, në 2027 industria turistike do të gjenerojë 244 miliardë lekë, ekuivalente me 10.8% të PBB-së. Investimet në sektorin e turizmit parashikohen të rriten me 9.2% në vitin 2017 nga 28.9 miliardë lekë në vitin 2016.

WTTC pret që investimet totale turistike dhe të udhëtimit të arrijnë gradualisht 52.9 miliardë lekë në vitin 2027.

Në vitin 2016, industria turistike drejtpërdrejt mbështeti 85.500 vende pune. WTTC e projekton këtë numër të rritet me 3.2%. Sipas raportit, vendet e punës të mbështetura nga turizmi do të jenë gjithsej 120,000 në vitin 2027.

Në vitin 2017 Shqipëria pritet të tërheqë 4.26 milionë turistë të huaj, ndërsa deri në vitin 2027 numri i të ardhurve ndërkombëtarë parashikohet të arrijë në 6.25 milion.

WTTC rendit Shqipërinë në vendin e 29 nga 185 vende në aspektin e kontributit të drejtpërdrejtë të sektorit në GDP në 2016, si përqindje.

16 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

  • Fatmir

    Ky eshte nje lajm i mire per ekonomine e Shqiperise.Kerkohet pune,se jemi larg,ne drjetim te cilesise se sherbimeve.Organizimet masive te pushuesve jane ngjarie sporadike.Mobilimi i detit me nevigacion eshte shume larg komshive tane.