Sociale Forcat e Armatosura ndërtojnë urën në Viçidol

Forcat e Armatosura ndërtojnë urën në Viçidol

846
0
SHPËRNDAJE

Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura përfunduan ndërtimin e një ure  “bailey”, në fshatin Viçidol, në Bashkinë e Tropojës, e cila prej rreth 30 vitesh kalohej me mjete primitive nga banorët.  Në përfundimin e punimeve për ndërtimin e kësaj ure ishte e pranishme dhe ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila u shpreh se përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura erdhi në kohë rekord pas marrjes së kërkesës nga kryetari i bashkisë.

“I jemi përgjigjur pozitivisht një vit e gjysmë përpara ku pikërisht në këto treva, në këto zona ndërtuam një urë tjetër që ka ardhur në ndihmë të komunitetit. Ne kemi bërë pothuajse tashmë qindra ura në të gjithë Shqipërinë. Kemi katër vjet që po punojmë fort. Këtë po e bëjmë për dy arsye madhore. E para,  Forcat e Armatosura duhet të kenë një aksesueshmëri për lëvizjen e tyre në të gjitha zonat e Shqipërisë kudo që ato ndodhen dhe e dyta, në këtë mënyrë ndihmojmë edhe komunitetin, ju vijmë në ndihmë banorëve  dhe këtë e bëjmë me dëshirën dhe besimin e plotë që  jemi duke bërë gjënë e duhur”, u shpreh zonja Kodheli.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli shprehu gatishmëri për të vazhduar me ndihmën dhe mbështetjen ndaj banorëve, të cilët e falënderuan atë për urën, duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishme për lehtësimin e lëvizjes së tyre. Ura e ndërtuar në fshatin Viçidol, me gjatësi 9 metra dhe me peshëmbajtje 24 ton, i vjen në ndihmë rreth 3000 mijë banorëve dhe 4 fshatrave, kryesisht blegtorëve që çojnë bagëtitë në bjeshkë.

18 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)