Aktualitet Akuzat e Metës, Çako: Gjithë veprimtaria e policisë po monitorohet

Akuzat e Metës, Çako: Gjithë veprimtaria e policisë po monitorohet

138
0
SHPËRNDAJE

Haki Çako, iu shmang përpalljes me Ilir Metën gjatë homazheve për ish oficerin Nikoll Vatnikaj, i cili humbi jetën një ditë më parë pas një ataku kardiak. Kryepolici qëndroi për disa minuta në makinë, deri në momentin kur nga Pallati i Kongreseve u largua presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i cili ditët e fundit ka artikuluar akuza të rënda në drejtim të tij, ndërsa u kërkua edhe shkarkimi.

“Zoti Çako, LSI ka kërkuar shkarkimin tuaj dhe ju ka etiketuar si Haki droga, keni një koment për këtë?”

“Unë jam drejtori i policisë në bazë të Kushtetutës, por nuk jam lider politik, dhe nuk më lejohet kategorikisht të bëj deklarata, por sigurisht këto janë korrente politike, por unë drejtoj policinë që është e depolitizuar me ligj dhe po ndjek gjithë procesin zgjedhor”. u përgjigj Çako.

Çako tha se gjithë veprimtaria e policisë po monitorohet edhe nga partnerët ndërkombëtar, të cilët informohen nga uniformat blu, në kohë reale për çdo situatë.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)