Aktualitet Besimtarja e krishterë tenton të vrasë veten; babai kallëzon misionaret

Besimtarja e krishterë tenton të vrasë veten; babai kallëzon misionaret

1735
0
SHPËRNDAJE

 

Dyshohet se ndikuan në tentativën e vetëvrasjes së 24-vjeçares, policia e Durrësit nis hetimet për dy misionaret e  një kishe të krishterë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur një ditë parë, ku shtetasi A.D vjeç 46, banues në Durrës, kallëzon se vajza e tij, SH.H, 24  vjeçe ka tentuar të presë damarët.

Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, 46-vjeçari ka thënë se shkaktaret që e çuan vajzën e tij në tentativën për vetëvrasje janë shtetaset M.M, C.H,  që të dyja nga 20 vjeçe. “Vajza ime i ka takuar këto misionaret në rrugë. Ata e kanë pyetur nëse ime bijë kishte interes për të ditur më shumë rreth Jezuit dhe ajo ka pranuar. Prej 2-3 muajsh shkonte në Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Që prej kësaj kohe ajo kishte nisur të ndryshonte sjellje dhe ishte mbyllur në vetvete. E pyesja nëse kishte ndonjë gjë dhe ajo ma mohonte”, ka thënë babai i saj përpara policisë. Gjithashtu ai pretendon se misionaret e lartpërmendura i kanë dërguar mesazhe në telefon me përmbajtje të çuditshme.

“Nisur nga ndryshimi i sjelljes së vajzës sime unë ngrita dyshime. Kontrollova telefonin e saj dhe gjeta mesazhe të ndryshme, të dërguara nga dy vajzat e lartpërmendura. Në njërin prej tyre, misionaret i kishin shkruar se ajo është si një engjëll. Kjo më shtoi edhe më shumë dyshimet”, ka thënë 46-vjeçari.

Nisur nga këto fakte, babai po e mbante në vëzhgim të bijën dhe një ditë më parë e ka gjetur në tentativë duke prerë damarët e dorës së majtë. Fatmirësisht ai e ka kapur në kohë dhe e reja nuk ka arritur që të finalizojë qëllimin e saj.  I alarmuar, ai i është drejtuar policisë për të denoncuar rastin në fjalë. Madje ai kishte marrë me vete edhe të bijën që të dëshmonte, e cila aktualisht është studente.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)