Sociale Bulevardi i ri, “mushkëria” e re që i shtohet kryeqytetit

Bulevardi i ri, “mushkëria” e re që i shtohet kryeqytetit

475
0
SHPËRNDAJE

Bulevardi i ri do të jetë  një vlerë e shtuar jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por për të gjithë Shqipërinë, duke ofruar një ndërlidhje midis atyre që përdorin makinat private, biçikletat dhe këmbësorëve dhe në të njëjtën kohë duke ofruar edhe një hapësirë rekreacioni për të gjitha grupmoshat.Siç mund të shihni edhe nga këto foto, ajo që spikat është projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri, që parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme dhe ku lartësia e pemëve shkon nga 4 deri në 7 metra. Gjithashtu do të mbillen edhe 7300 copë shkurre nga 58 lloje të ndryshme.

Bulevardi i ri ka tashmë një sërë hapësirash të rëndësishme të gjelbra, ndërkohë që janë vendosur edhe stola ku grupmosha të ndryshme të mund të kalojnë kohën e tyre të lirë në çdo orë.

Por “xhevairi” është projekti i Parkut Qendror që do të jetë një hapësirë gjigande duke shtuar ndjeshëm sipërfaqet e gjelbra edhe për banorët e kësaj zone të cilët për shumë vite nuk kishin njohur asnjë ndërhyrje.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)