Kryesoret Ch. League, përcaktohet shorti për Kukësin dhe Trepça 89

Ch. League, përcaktohet shorti për Kukësin dhe Trepça 89

299
0
SHPËRNDAJE

Në Nion të Zvicrës po hidhet shorti i raundit të parë eliminator të Uefa Champions League. Kukësi në raundin e dytë eliminator do të përballet me moldavët e Sherif Tiraspolit, që kanë një përvojë jo të vogël në arenën ndërkombëtare.

Ndeshjet skuadra e Kukësit do t’i luajë në datat 11/12 korrik dhe kthimin në datat 18/19 korrik.Kampionia e Kosovës, Trepça 89 në raundin e parë do të përballet me Vikingur të Ishujve Faroe.

Ndeshjen e parë skuadrave mitrovicase do ta luajë në datat 27/28 qershor në transfertë, ndërsa sfidën e kthimit një javë më pas në Mitrovicë në datat 4/5 korrik.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)