Aktualitet Dhunon 27-vjeçaren dhe tenton ta përdhunojë; identifikohet autori

Dhunon 27-vjeçaren dhe tenton ta përdhunojë; identifikohet autori

1478
0
SHPËRNDAJE

Dhunon 27-vjeçaren dhe tenton ta përdhunojë,policia shpall në kërkim autorin. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe policia po punon për arrestimin e këtij personi të rrezikshëm. Denoncimi është bërë nga shtetasja A.D., 27 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, Durrës. Në dëshminë e saj ajo ka thënë se në fshatin Gorre, të te “Ura e Gjolit të Zi”, është dhunuar nga shtetasi S.Gj., 30 vjeç.

Ky i fundit fillimisht ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe më pas ka tentuar që ta përdhunojë. Fatmirësisht vajza ka shpëtuar, por agresori i ka thyer telefonin, në mënyrë që ajo të mos ketë mundësi të kontaktojë me të afërmit. Pas marrjes së kallëzimit, policia nisi  kërkimet për arrestimin e maniakut.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)