Botë Groenland, tsunami pas një tërmeti; dëme dhe të humbur (Video)

Groenland, tsunami pas një tërmeti; dëme dhe të humbur (Video)

422
0
SHPËRNDAJE

Brigjet perëndimore të Groenlandës janë goditur nga një tsunami, që autoritetet dyshojnë se duhet të ketë ndodhur pas një tërmeti me magnitudë 4.

Bilanci i parë sipas autoriteteve është katër të humbur. Ndërkohë që dëmet në ndërtesa e godina janë të shumta. Në veçanti, sipas asaj që raporton BBC online, valët gjigante kanë shkatërruar plotësisht shumë shtëpi në fshatin Nuuugaatsiag.

Tërmeti që ka provokuar tsunami, është regjistruar në brigjet Uummannaq, një ishull i vogël mbi rrethin Arktik polar.

Policia ka publikuar në “Facebook” një njoftim për qytetarët. “Valët gjigante rrezikojnë të përplasen në Upernavik dhe përreth. Banorët e Nuugaatsiaq, fshati më i prekur nga valët anormale, do të evakuohen”.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)