Aktualitet I dehuri përplas 3 persona me makinë dhe largohet

I dehuri përplas 3 persona me makinë dhe largohet

242
0
SHPËRNDAJE

I dehuri me makinë përplas 3 këmbësorë. Sipas policisë një ditë më parë është vënë në pranga shtetasi L.A, vjeç 28, banues në Paskuqan, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Duke ecur tek kryqëzimi  i rrugëve “Kastriotët” dhe “Drini” në Kamzë, ka përplasur shtetasit XH.D., 16 vjeç, L.T., 53 vjeç dhe S.A., 53 vjeç, banues në Paskuqan e Bathore.

I riu është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i lënë të plagosurit në mes të rrugës. Fatmirësisht ata janë dërguar në kohë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia nuk jep detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)