Politikë Ligji 7501, Ben Blushi: Më 25 qershor merr fund abuzimi me pronat

Ligji 7501, Ben Blushi: Më 25 qershor merr fund abuzimi me pronat

184
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka bërë të ditur sot se partia e tij do të luftojë për çështjen e pronave duke rrëzuar ligjin e dikurshëm 7501 dhe se beteja do të fillojë që nga 25 qershori.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Blushi thekson se LIBRA do hartojë një ligj të ri që kthen menjëherë tek i zoti, pronat e njohura.

“LIBRA do ti japi fund efekteve juridike te ligjit 7501 përmes abuzimit me të cilin qindra njerëz u bënë pronarë padrejtësisht dhe mijëra të tjerë u zhveshën nga pronat e ligjshme.

LIBRA është shumë e ndjeshme për çështjen e pronësisë dhe do të hartojë një ligj të ri që kthen menjëherë tek i zoti pronat e njohura dhe kompenson shpejt pronarët e ligjshëm. LIBRA do të penalizojë të gjithë ata zyrtarë që kanë abuzuar me pronat e të tjerëve. Ju premtoj se në 25 qershor fillon Beteja e Pronës”, shkruan Blushi.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)