Botë Londër, 42 trupa të shkrumbuar brenda një dhome në kullën ‘Grenfell’

Londër, 42 trupa të shkrumbuar brenda një dhome në kullën ‘Grenfell’

756
0
SHPËRNDAJE

Trupat e shkrumbuar të 42 personave u gjetën brenda një dhome nga ekipet e shpëtimit në kullën 27- katëshe Grenfell, e përfshirë nga një zjarr fatal javën e shkuar.

Besohet se trupat e pajetë janë zbuluar nga skuadra e shpëtimit që prej disa ditësh kanë qenë në kërkim të personave të humbur pas zjarrit që shkrumboi kullën.

Lajmi është bërë me dije nga disa media bazuar në dëshminë e një personi që kishte një të afërm në skuadrën e shpëtimit, por ende nuk është konfirmuar nga policia.

Në atë që konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha në Britani, polica ka konfirmuar 79 viktimave, por numri i tyre mendohet të rritet edhe më shumë.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)