Botë Londër, fugoni përplas besimtarët myslimanë jashtë një xhamie

Londër, fugoni përplas besimtarët myslimanë jashtë një xhamie

670
0
SHPËRNDAJE

Një furgon ka përplasur një grup besimtarësh në fund të lutjes së mbrëmjes të Ramazanit pranë një xhamie në veri të Londrës. Një person ka vdekur dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur. Një njeri i bardhë, 48 vjeç, është arrestuar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për terrorizëm. Sipas disa dëshmitarëve, sapo autori ka ndaluar furgonin ka zbritur dhe ka qëlluar me thikë një nga kalimtarët.

Policia ka ndërhyrë pak pas mesnatës në Seven Sisters Road, në zonën londineze të “Haringey”. Mësohet se sulmi ka ndodhur pranë xhamisë në “Finsbury Park”.

Shtypi britanik pohon se agresori ka plagosur me thikë edhe një nga kalimtarët sapo ka zbritur nga mjeti dhe është përplasur edhe me disa të tjerë të pranishëm në vendngjarje.

Por policia ka bërë të ditur që asnjë nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime me armën e ftohtë dhe se ka identifikuar bashkëpunëtorët e autorit.

Një dëshmitar ka treguar që drejtuesi i furgonit, në momentin e përplasjes ka ulëritur: “Do t’i vras të gjithë myslimanët”.

Ai furgon, ka thënë ai, “mbi papritur dhe sulmoi turmën që ishte mbledhur jashtë xhamisë . Pastaj prej andej doli një burrë që godiste me grushte dhe ulërinte. Arritëm ta ndalojmë dhe ta shtrijmë në tokë. Ai thoshte ‘më vrisni’. Ishte i fortë. Nuk ishte një incident”.

Një imam i xhamisë ku ndodhi sulmi, shmangu që turma të godiste drejtuesin e furgonit pas incidentit dhe “e mbrojti” deri në ardhjen e policisë. Imami është vlerësuar për gjestin dhe kurajën e tij që qetësoi besimtarët dhe parandaloi një tjetër incident të përgjakshëm.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)