Botë Mali, sulm ndaj një kompleksi turistik; viktima dhe pengje

Mali, sulm ndaj një kompleksi turistik; viktima dhe pengje

109
0
SHPËRNDAJE

Është sulmuar në Mali një vendbanim turistik, shumë popullor për perëndimorët, në periferi të Bamako-s, kryeqyteti i vendit. Ky sulm është kryer nga një grup xhihadist. Qeveria raporton se është duke kundërsulmuar, por ka viktima, të paktën tre. Terroristët kanë marrë pengje, një pjesë e mirë e tyre të liruar.

Një çift i huaj, që ndodhej në hollin e hotelit,është vrarë direkt. Ndërsa një tjetër turist është vrarë përpara fëmijës së tij 5-vjeçar. Një prej viktimave, sipas konfirmimit nga Ministria e Sigurisë së Malit, është me kombësi franko-gabonese. Mendohet se edhe një terrorist është vrarë. Janështatë të plagosur, nga ku katër ushtarë janë shumë rëndë të arritur në fillim tetë shtënave.

Terroristët kishin si qëllim të merrnin pengje: nuk dihet nëse kanë akoma pengje, por të 32, sipas Ministrisë së Sigurisë, janë liruar pas shpëtimit që i bënë forcat e sigurisë. Forcat speciale të Malit, të përbërë nga helmetat blu të Minusma-s, kanë kërkuar në të gjithë perimetrin e kompleksit turistik, ndërsa sulmuesit kanë kërkuar strehë në një kodër pas resortit.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)