Sport Meksika shtang në shtesë Portugalinë, Kili “OK”

Meksika shtang në shtesë Portugalinë, Kili “OK”

104
0
SHPËRNDAJE

Barazim dramatik mes Portugalisë dhe Meksikës në takimit e dytë të Grupit A në Kupën e Konfederatave. 2-2 përfundoi kjo përballja e zhvilluar në qytetin e Kazanit, ku meksikanët arritën të shmangnin humbjen në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Një momenti i vecantë u regjistrua në minutën e 22 -të teksa Portugalisë iu anulua një gol pas përdorimit të moviolës. Pamjet e përsëtira tregojnë që asistentët e vendos që sinjalizuan kryesorin kishin të drejtë.

Gjithsesi në minutën e 34-rt Cristiano Ronaldo nxorri të lirë në krahun e djathtë Quaresman, që pasi shmangu portierin realizoi me portën e boshatisur. Meksika barazoi para se të mbyllej pjesa e parë me Chicharito Hernadezin, i shërbyer nga Carlos Vela.

Alves Cedric kaloi për herë të dytë në avantazh Portugalinë 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por në shtesë, Hector Moreno barazoi takimin pas ekzekutimit të një këndoreje.

Në Grupin B, Kili vuajti shumë për të mposhtur Kamerunin, duke i shënuar 2 gola të 10 minutat e fundit të ndeshjes. Në fakt “La Roja” arriti të shënonte në fund të pjesës së parë me Vargas, por edhe në këtë rast moviola ndihmoi kryesorin për ta anulluar golin.

Gjithsesi Kili pas 80 minutave dominim arriti ta thynte Kamerunin me Arturo Vidal, që në këtë rast u asistua me një krosim perfekt nga Aleksis Sanchez. Në kohën shtesë Vargas erdhi pas shpinës së mbrojtjes dhe përballë portierit shënoi golin e dytë dhe të fundit të sfidës, me Kilin që koleksionon trepikët e para në grup.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)