Aktualitet Mjeti përplas fëmijën, vdes në spital

Mjeti përplas fëmijën, vdes në spital

1941
0
SHPËRNDAJE

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:35, në rrugën dytësore në Marikaj,ku  automjeti tip Ford, me drejtues shtetasin N. A., ka aksidentuar shtetasin e mitur O. K., dhe më pas mjetin ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin e rrugës.

Fëmija është transportuar menjëherë  për në spital por ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes që ka marrë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Shërbimet e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)