Politikë Padia e gjyqtarëve, Alfred Moisiu: Ka qëllim të mbrapshtë

Padia e gjyqtarëve, Alfred Moisiu: Ka qëllim të mbrapshtë

257
0
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka deklaruar se padia e gjyqtarëve dhe prokurorëve për reformën në drejtësi, si dhe pranimi i mundshëm i ankimimit nga Kushtetuesja është diçka shqetësuese. Sipas tij, kjo ndodh se gjyqtarët nuk duan që të gërmohet e kaluara e tyre.

“Padia e gjyqtarëve e prokurorëve është tendencioze, pasi tentohet të preket Vettingu. Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese. Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga Vettingu do të ketë përmirësime në vend ”, tha ish-presidenti Alfred Moisiu.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)