Aktualitet Sherr mes adoleshentësh në Lazarat, plagoset me thikë 16-vjeçari

Sherr mes adoleshentësh në Lazarat, plagoset me thikë 16-vjeçari

199
0
SHPËRNDAJE

Plagos me thikë një bashkëmoshatar, shpallet në kërkim autori. Një ditë më parë dy adoleshentët mësohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lazarat, ku shtetasi D.B, 16 vjeç ka plagosur me thikë shtetasin R.Ç, 16 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Mësohet se motivi i sherrit ishte dobët.

I plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori i dyshuar i krimit është arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

19 qershor (gazeta-Shqip.com)