Kulturë Shuhet regjisorja e dokumentarëve

Shuhet regjisorja e dokumentarëve

641
0
SHPËRNDAJE

Artistja Marianthi Xhako-Qemo ndërroi jetë në moshën 81 vjecare Regjisorja Marianthi Xhako Qemo, e njohur për kontributin e saj në historinë e kinematografisë shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 81 vjecare

“Një humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj por edhe për artin filmik dhe komunitetin e kineastëve”, shkruan regjisori Kujtim Gjonaj. Marianthi lindi në qytetin e Beratit në vitin 1936 ku kaloi fëmijërinë dhe mori mësimet e para deri në përfundim të shkollës së mesme me vleresime maksimale. Mbasi kreu studimet e larta për regjisurë në Institutin Kinematografik të Moskes në Bashkimin Sovjetik,në vitin 1960 filloi punë si regjisore në Kinostudion “Shqipëria e re”.

Gjatë më shumë se tri dekada ajo realizoi shumë filma dokumentar e kronikale, ku më të spikaturit janë: “Qyteti i një mbi një dritareve”, me të cilën mbrojti dhe diplomën në Bashkimin Sovjetik, ”Reportazh nga Kurbneshi”, “Burim i pashtershëm”, “Nënë Shqipëri(mbi motivet e poemës me të njëjtin titull të Dritëro Agollit)”, ”Viti 1924”, “Margarita dhe Kristaqi”, “Hasan Prishtina”, “Piktori Buza”,”Tefta Tashko” dhe shumë e shumë dokumentarë të tjerë. Në krijimtarinë e Marianthit përvec artit dhe talentit frymëzues spikat patriotizmi dhe ndjenja e dashurisë për Shqipërinë dhe njeriun e thjeshtë.

Për kontributin e saj në artin kinematografik Marianthi është nderuar me titullin “Artiste e merituar” dhe disa cmime festivalet e filmit. Ajo është regjisorja e parë dhe një nga më të talentuarat e dokumentarit shqiptar. Gjate karrierës së saj realizoi rreth 60 filma dokumentare.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)