Sport Skënderbeu dhe Partizani me fat, short i vështirë për Tiranën

Skënderbeu dhe Partizani me fat, short i vështirë për Tiranën

207
0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu, Tirana dhe Partizani mësuan rivalët e tyre europian me 3 skuadrat shqiptare që patën një fat të ndryshëm nga goglat e Nionit sa i përket skuadrave që do të gjejnë përballë, ku bardheblutë janë skuadra që kapi rivalin më të vështirë, ndërsa korçarët dhe për faktin se ishin kokë grupi do të ndeshen me St.Julia të Andorës.

Korçarët, që u shortuan të fundit në radhë do të gjejnë përballë një ekip pa përvojë dhe lehtësisht të përballueshëm si St.Julia i Andorës, që është renditur e 3-ta në kampionatin vendas, ka fanellë të ngjashëm me korçarët, por ajo që është më e rëndësishmja eliminohet gjithmonë në raundin e parë dhe prej pesë edicionesh nuk shënon dot asnjë gol në raundet eliminatorë. Ndeshjen e parë Skënderbeu do ta luajë në shtëpi, ndërsa të dytën në transfertë.

Partizani doli i dytë në radhë në short dhe gjeti përballë bullgarët e Botev Plovdiv, në një short që mund të konsiderohet i përballueshëm për të kuqtë e Starovës, pavarësisht se ky klub ka një të kaluar të lavdishme në arenën ndërkombëtare teksa në vitin 1961/62 ka arritur deri në cerekfinalet e Kupës së Kupave, ndërsa në 1972 ka fituar dhe titullin ballkanik. Ndeshjen e parë Partizani do ta luajë brenda dhe atë të kthimit në transfertë më 6 korrik.

Bardheblutë e Tiranës nuk patën një short të favorshëm në raundin e parë eliminator të Europa League teksa goglat e Nionit peshkuan Maccabin e Tel Avivit për të. Skuadra izraelite, që ka shumë përvojë në kompeticionet europiane është padyshim një emër i vështirë që ka luajtur dhe në fazën e grupeve të Uefa Champions League dikur. Ndeshjen e parë skuadra e Tiranës do ta luajë në Izrael më datë 29 qershor ndërsa të kthimit më datë 6 korrik në Shqipëri.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)