Kryesoret Xhafaj: Vettingu fitoi, më 25 qershor çelet epoka e drejtësisë

Xhafaj: Vettingu fitoi, më 25 qershor çelet epoka e drejtësisë

537
0
SHPËRNDAJE

Fatmir XhafajDeputeti i Partisë socialiste dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj në një konferencë të mbajtur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, është shprehur se që sot ka nisur reforma në drejtësi dhe vettingu për sistemin e drejtësisë.

Sipas Xhafës tani ka mbetur vetëm një segment i inkriminuar i politikës dhe drejtësisë që është kundër reformës në drejtësi, por sipas tij komisionet e vettingut e kanë nisur punën që ditën e sotme dhe kjo reformë nuk ndalon më.

“Falë kontributit të çmuar të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre këtu tashmë zbatimi i reformës në drejtësi është pa kthim. Ngritja e komisionit të vettingut i hap që sot dritën jeshile skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pengmarrësit dhe gjobaxhinjtë jo vetëm do përjashtohen nga sistemi, por ndaj tyre do të ketë edhe ndëshkim. Do të qëndrojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm që do i shërbejnë edhe këtij vendi. Ndihem krenar që i kam shërbyer hap pas hapi këtij procesi. Një falënderim për ata që punuan dhe kontribuan për ta bërë këtë sistem realitet”, u shpreh Xhafaj.

Më tej ai ka shtuar se, “Sot me krenari e themi se është një nga premtimet dhe angazhimet më të mëdha të mbajtura. Jemi të vendosur për të zbatuar edhe reformën në drejtësi si garanci për sistem drejtësie të ndershëm dhe qeverisje më të mirë për shqiptarët. Shpresoj që në 25 qershor të jetë dita e hapjes së epokës së re të jetë dita që do të çelë epokën e drejtësisë së shtetit dhe shërbimit të qytetarëve”.

19 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)