Kryesoret Vetëvrasjet në Shqipëri, tre herë më të larta se vrasjet

Vetëvrasjet në Shqipëri, tre herë më të larta se vrasjet

864
SHPËRNDAJE

Opinioni publik në vendin tonë është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pak kujt ja merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.

Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235.

Vendet e tjera në Europë kur raportojnë statistikat e krimeve njoftojnë si numrin e vrasjeve dhe atë të vetëvrasjeve, por në Shqipëri nuk ekziston kjo praktike. Treguesit u zbardhen në mënyrë indirekte kur INSTAT raportoi një ditë më parë shkaqet e vdekjeve në Shqipëri.

Ministria e Brendshme raporton vetëm vrasjet që për vitin 2016 ishin rreth 80 të tilla (5 me pak se INSTAT), por për vetëvrasjet nuk ka burim të dhënash. Deri më 2010 INSTAT i publikonte statistikat e vetëvrasjeve te shkaqet e vdekjeve në publikimin vjetor femra meshkuj, por kjo e dhënë pushoi se raportuari deri dje kur INSTAT rinisi publikimin.

Organizata Botërore e Shëndetit pohoi se numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 5.3 për 100 mijë banorë më 2015.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Në Serbi, Rumani dhe Bosnjë ky numër është me i lartë edhe për shkak të traumave që kane lënë luftërat e pas viteve 1990 në shumicën e këtyre vendeve.

Sipas portalit më të madh global mbi statistikat e shëndetit, “Healthdata”  në vendin tonë, niveli i vdekshmërisë nga çrregullimet mendore dhe të sjelljes në vitin 2010 ishte 5.3 për 100,000 banorë te meshkujt dhe 2.3 për 100,000 banorë te femrat. Te të dy gjinitë niveli i vdekjeve nga këto çrregullime u rrit gradualisht nga viti 1990 në 2010, sidomos te meshkujt, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

5 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com) / Monitor