Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur mediave greke të cilat sot kanë shkruar se kreu i qeverisë shqiptare është duke pushuar në Parga të Greqisë.
Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook Rama sqaron se nuk është me pushime, ndërsa shton se pushimet i bën vetëm në Shqipëri. Rama zbulon edhe një rregull të ri sipas të cilit edhe ministrat e qeverisë së tij duhet t’i bëjnë pushimet në Shqipëri.
“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi. 1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkruan Rama në FB.
16 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)