Sociale Tiranë, shtohen kërkesat për kopshtet shtetërore

Tiranë, shtohen kërkesat për kopshtet shtetërore

191
0
SHPËRNDAJE

Kopshtet e Tiranës duket se do të kenë fluks të madh fëmijësh  që duan t’i frekuentojnë këtë vit.

Ndonëse është bërë deri më tani një regjistrim paraprak në muajin qershor dhe pritet që regjistrimet finale të bëhen në shtator, Drejtoria Arsimore konfirmon që ka kërkesë të shtuar për shkak se shumë prindër kërkon të heqin dorë nga kopshti privat.

“Qytetarët nuk duhet të tremben se fëmija i tyre mbush tre vjec në tetor dhe regjistrimi nis më para. Çdo fëmijë futet në kopësht sapo të mbushë këtë moshë. Ajo që po ndodh këtë vit është se ka një numër të shtuar për shkak se ikin nga privati dhe vijnë drejt kopshtit publik, për shkak të investimeve që janë bërë, ushqimit shumë cilësor e bërë nga dietologë për moshën e tyre”, thotë Arjola Byzyku, drejtoresha e DAR Tiranë.

Në Tiranë janë 52 kopshte ndërkohë që pritet të përfundojë së ndërtuari  një kopësht i ri. Kapaciteti pritës është mbi 10 mijë fëmijë por drejtorja Byzyku garanton se plotësohen standaret  edhe pse grupet kanë numër të  madh fëmijësh.

“Grupet mund të shkojnë në 30-37 fëmijë, kanë dy edukatore dhe një ndihmëse .Por asnjeherë nuk plotësohet numri aq sa regjistrohen pasi nuk frekuentojnë rregullisht “, thotë Byzyku.

Bashkia e Tiranës ka në planet e saj ndërtimin e  disa kopshteve të tjera në kryeqyet falë projektit të rindërtimit 1 miliardë euro.

16 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)