Aktualitet Aksidentet nga lodhja, drejtuesit e policisë: Mos shpejtoni

Aksidentet nga lodhja, drejtuesit e policisë: Mos shpejtoni

96
0
SHPËRNDAJE

Parakalimi i gabuar i dy mjeteve është shkaku i aksidentit të rëndë në kryqëzimin e Blinishtit në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një person humbi jetën ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Për të bërë analizën e ngjares, në terren zbriti vetë drejtori i policisë rrugore i cili ka këtë apel për drejtuesit e mjeteve.

“Qytetarët që udhëtojnë nga jashtë në Shqipëri ose anasjelltas duhet të gjejnë kohë të pushojnë pasi kemi konstatuar shumë aksidente si pasojë e lodhjes. Prezente janë edhe tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i celularit. Për të gjitha këto shkelje në do vijojnë edhe me nënshkrimet”, tha Mitat Tola, drejtori i policisë rrugore.

Tola foli edhe për nevojën e një riorganizimi të punës së policisë rrugore.

“Patrullat tona nuk duhet të jënë statike, duhet të lëvizin në mënyrë që qytetarët të mos mendojnë se sa kaluan një patrullë s’ka më polici dhe të rrisin shpejtësinë, në mënyrë që të jemi sa më prezent në rrugë”, thotë Tola.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)