Aktualitet Droga në Llakatund, burg për 8 të arrestuar; lirohet inspektori i policisë

Droga në Llakatund, burg për 8 të arrestuar; lirohet inspektori i policisë

270
0
SHPËRNDAJE

Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë për 9 personat e arrestuar në fshatin Drithas, ku më 14 korrik u sekuestrua sasia rekord prej 15 tonë lëndë narkotike.

Trupa gjykuese ka vendosur masën “arrest me burg” për 8 nga të arrestuarit dhe “detyrim paraqitje” për personin e mbetur.

Personat e lënë në burg nga gjykata janë:

Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës;

Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas;

Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund.

Ndërkohë, për inspektorin tjetër të policisë, Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në cilësinë e efektivit të zonës, është vendosur “detyrim paraqitjeje”.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)