Ekonomi Favorizuan biznesin, arrestohen dy elektriçistë nga Lezha

Favorizuan biznesin, arrestohen dy elektriçistë nga Lezha

58
0
SHPËRNDAJE

Njësia Task Forcë e OSHEE Shkodër, pas verifikimeve në terren, ka denoncuar në prokurori dy elektriçistët Gjelosh D. dhe Ndoc SH., që të dy nga Lezha, për shkelje të ligjit duke abuzuarm e detyrën, pasi toleruan subjektet që kishin cënuar matësin e energjisë elektrike.

Të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

Sakaq, aksioni ndaj debitorëve vijon, tashme duke u përqendruar gjatë orëve të natës!!

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)