Extra ShowBiz Irina Shayk, rikthehet seksi pas shtatzënisë (Foto)

Irina Shayk, rikthehet seksi pas shtatzënisë (Foto)

329
0
SHPËRNDAJE

Nuk ka postuar foto të saj gjatë gjithë shtatzënisë, ka preferuar të mos publikojë barkun e saj dhe foshnjën që mbante në trup, por tani Irina Shayk është kthyer më seksi se asnjëherë.

Nënë prej muajsh e Lea de Seine, që e ka nga marrëdhënia me partnerin e saj, Bradley Cooper, topmodelja ruse ka rigjetur shumë shpejt linjat e përkryera dhe i shfaq ato e kënaqur.

Në pushime me Bradleyn dhe një grup miqsh në Tahiti, Irina nuk ka humbur rastin për të publikuar disa foto në det, mes shëtitjeve dhe varkës, rërës së bardhë dhe peshkaqenëve.

Por mes të tjerave, një foto është ajo që ka spikatur më shumë, duke marrë ‘like’ të shumta dhe që e sheh në një ‘selfie’ para pasqyrës me veshje intime.

Recipeta dhe mbathje të bardha me dantella, duke zbuluar pjesë të këmbëve të tonifikuara. “Vera me veshje intime”, – shkruan ajo në Instagram.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)