Extra Kuriozitete Kanada, kryeministri merr në kah adashin e tij nga Siria

Kanada, kryeministri merr në kah adashin e tij nga Siria

409
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka takuar në Calgary, Justin Trudeau, djalin e një çifti refugjatësh sirianë dhe ka pozuar në rrjetet sociale me të sapolindurin në krah, që mban pikërisht emrin e tij.

Fëmija, vetëm dy muajsh, quhet Justin Trudeau Adam Bilan dhe prindërit kanë zgjedhur ta quajnë kështu fëmijën e tyre të tretë, si shenjë falënderimi ndaj vendit që i ofroi mikpritjen.

Familja ka mbërritur në Kanada nga Damasku në shkurtin e shkuar pasi i shpëtoi luftës së përgjakshme në Siri.

Fëmija, i lindur në Calgary, në shtetin kanadez të Albertas, dy muaj më parë, më shumë se një vit pas largimit të prindërve nga Siria.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)