Politikë Kodheli porosit kuksianët: Kujdes me cigaret, po digjni pyjet

Kodheli porosit kuksianët: Kujdes me cigaret, po digjni pyjet

109
0
SHPËRNDAJE

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli vijoi turin e dëgjesave me banorët e fshatit Shtiqën në Kukës. Gjatë takimit, Kodheli u ka kërkuar të kenë kujdes kur pinë cigare, sepse po i vënë zjarrin pyjeve.

Sipas material të nisur nga zyra e shtypit e PS-së, thuhet se: “Disa nga problemet e banorëve të kësaj zone të ngritura gjatë këtij takimi ishin, problem i rrugëve, kanaleve kulluese, gropave septike etj. Kodheli iu sugjeroi atyre që të jenë të bashkuar dhe të ngrejnë zërin në mënyrë të organizuar në lidhje me këto probleme. Ajo këshilloi banorët që në mënyre të organizuar të bëhen pjesë e mbledhjes së Këshillit Bashkiak dhe të shohin se çfarë bëhet me këtë problem”.

Po ashtu Kodheli i kërkoi të gjithë banorëve të jenë edhe vetë më të ndërgjegjshëm, pasi në shumë raste zjarret që tashmë janë kthyer në problem, vijnë në të shumtën e rasteve, për shkak të pakujdesisë së njërëzve gjatë konsumimit të duhanit”.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)