Kryesoret Kristian Panuçi drejt stolit të kombëtares, pritet zyrtarizimi

Kristian Panuçi drejt stolit të kombëtares, pritet zyrtarizimi

204
0
SHPËRNDAJE

Duket se Kristian Panuçi do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas burimeve të FSHF-së, presidenti Duka ka arritur një marrëveshje me ish-mbrojtësin italian, i cili pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e mërkurë për të nënshkruar zyrtarizmin e kontratës së re.

Dy emrat e fundit që janë përmendur si pasues të Xhani de Biazi, Luixhi De Kanio dhe Klarence Sedorf, janë fshirë nga lista kuqezi, edhe pse i pari kishte përvojën dhe i dyti emrin.

Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës ka punuar me teknikun Fabio Kapelo në kombëtaren e Rusisë dhe duket se kjo ka ndikuar që Duka t’ia besojë atij stolin kuqezi.

Që pas njoftimit të ish-trajnerit De Biazi për largimin nga kombëtarja, ka pasur me dhjetëra emra që janë vetëofruar për të drejtuar Shqipërinë, por emri i Panuçit është ai që ka bindur presidentin e FSHF-së.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)