Aktualitet Lezhë, 55-vjeçari arrestohet për zjarrvënie pa dashje

Lezhë, 55-vjeçari arrestohet për zjarrvënie pa dashje

39
0
SHPËRNDAJE

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia si autori i dyshuar i zjarrit nga pakujdesia në linjë hekurudhore Lezhë-Shkodër.

“Më datë 16.07.2017,nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi Frrok Simoni, 55 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Ky shtetas dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër – Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje”, informon policia.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr”

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)