Extra Kuriozitete Londër, tenton t’i heqë shaminë nga koka gruas myslimane

Londër, tenton t’i heqë shaminë nga koka gruas myslimane

2285
0
SHPËRNDAJE

Një arkitekt 28-vjeçar, Pawel Uczciwek, ka tentuar t’i heqë hixhabin (mbulesë islamike) një pasagjereje në metronë e Londrës. Gruaja myslimane, Aniso Abulkadir, ka publikuar një foto të agresorit në profilin e saj në “Twitter” dhe ka treguar se është sulmuar në stacionin e “Baker Street”.

“Thuajse më përplasi pas murit, – ka shpjeguar e reja, – nuk mund të lëvizja, unë e pështyva në fytyrë, ndërsa e dashura e tij më fyente. U përpoqa të kërkoja ndihmë, por të gjithë në platformë më injoruan”.

Postimi është bërë viral në internet. I riu ka mohuar ngjarjen dhe është mbrojtur, duke thënë se po mbronte vetëm të dashurën e tij dhe se kishte ndërhyrë në një diskutim mes dy të rejave për t’i ndarë dhe gjithnjë në rrjetet sociale, ka shkruar: “Nuk kam sulmuar dhe goditur asnjëherë njeri në jetën time”.

Një zëdhënës i policisë, ka bërë të ditur se po hetojnë për të kuptuar se cili nga të tre ka qenë shkaktari i debatit dhe se çfarë ka ndodhur realisht.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)