Aktualitet Vrasja te Uji i Ftohtë, kapet në Kapshticë një nga autorët e...

Vrasja te Uji i Ftohtë, kapet në Kapshticë një nga autorët e dyshuar

546
0
SHPËRNDAJE

Pas tre muajsh në arrati, policia ndalon një nga autorët e dyshuar të krimit në një lokal në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku u vra me armë zjarri një shtetas si edhe u plagosën tre të tjerë.

Mësohet se sot shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm kriminal).

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambjentet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi Ergys Gjioveshaj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/dh; 278 të Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast i ndjek Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)