Extra ShowBiz Zbulohet letra e Madonna-s kundër Sharon Stone e Whitney Huston  

Zbulohet letra e Madonna-s kundër Sharon Stone e Whitney Huston  

238
0
SHPËRNDAJE

“E dashur Madonna… Dije se jam shoqja jote… të dua shumë dhe të adhuroj dhe nuk do të dal kundër teje, pavarësisht nga mendimet e ndryshme personale…”.

Sharon Stone i përgjigjet me elegancë dhe mirësjellje “mikeshës” Madonna, e cila në një letër, të shkruar me dorë në vitet ’90, e cilëson aktoren e famshme të “Basic Instinct” dhe këngëtaren Whitney Houston “mediokre të tmerrshme…”.

Çështja ka befasuar jo pak botën e spektaklit dhe të “showbiz”-it, edhe pse Madonna, nuk ka përgënjeshtruar dhe as konfirmuar përmbajtjen e letrës. Bëhet fjalë për një letër të shkruar me dorë nga “Material Girl” rreth 25 vjet më parë dhe e adresuar aktorit John Enos.

Një shfryrje e madhe, ku këngëtarja po përjetonte një moment të lumtur në jetën e saj, por që shpreh keqardhje ndaj disa prej “kolegeve” me më shumë fat: “Është frustuese që Whitney Houston ka karrierën muzikore që unë do të doja të kisha dhe Sharon Stone ka karrierën kinematografike që nuk do ta kem asnjëherë. Jo sepse dua të jep si ato, do të parapëlqeja të vdisja më mirë. Por janë aq shumë mediokre dhe gjithnjë jam përdorur si krahasuese dhe parametër matjeje për të më injoruar. Gjithçka që bëj është origjinale dhe e veçantë: kam dhënë aq shumë nga vetja ime në punë dhe kjo më ka sjellë vetëm dhimbje dhe dhimbje…”.

Nuk dihet saktësisht nëse letra, faqet origjinale të së cilës do të dalin në ankand në 19 korrik nga Darlene Lutz, ish-këshilltare arti e këngëtares, është publikuar me lejen e Madonna-s, por ajo që është e sigurt, është që Sharon Stone nuk ka hezituar t’i përgjigjet mikeshës në rrjetet sociale, duke shtuar: “Edhe unë do të kisha dashur të isha në disa momente një yll roku… dhe jam ndier mediokre siç ke shkruar ti. E dimë mirë si i përjetojnë gjërat njerëzit si puna jonë, që mediokriteti ynë është edhe forca jonë, që na ka lejuar të bëhemi këto që jemi…”.

17 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)