Extra ShowBiz Dua Lipa vlerësohet me çmim në Rusi

Dua Lipa vlerësohet me çmim në Rusi

350
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa është vlerësuar gjatë festivalit Europa Plus në Rusi. Para se të performonte, organizatorët i dhuruan asaj një çmim, ku duket një certifikatë prej ari për albumin e saj që ka shitur 5 mijë kopje në vend. “E artë në Rusi. Dua Lipa numër një. Faleminderit!,” – shkroi ajo në rrjetin social, Instagram.

Ndërkohë, në festival morën pjesë dhe shqiptare të tjera si Bebe Rexha, Rita Ora dhe Arilena Ara. Sipas mediave ruse, edhe Arilena ka marrë një vlerësim të tillë, por asgjë nuk është bërë publike.

31 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)