Extra ShowBiz Angelina Jolie “shopping” me të bijën, shfaqet më e lumtur se kurrë

Angelina Jolie “shopping” me të bijën, shfaqet më e lumtur se kurrë

356
0
SHPËRNDAJE

Thuhet se Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë ndërprerë procedurat e divorcit, edhe pse ndarja e tyre ishte mjaft e hidhur, me një sërë akuzash në drejtim të njëri-tjetrit.

Aktorja është fotografuar së fundmi më e lumtur se kurrë, teksa bënte pazar me vajzën e saj 9-vjeçare Vivienne në Los Angeles.

42-vjeçarja u shfaq e buzëqeshur pas kaq kohësh, që nga koha kur u mësua për ndarjen me Brad Pitt.

Çifti ende nuk kanë konfirmuar asgjë për sa i përket ndërprerjes së procedurave të divorcit. Ndërkohë fëmijët vijojnë të qëndrojnë me nënën e tyre.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)