Ekonomi KLSH: Legalizimet dhe hipotekat, dëm ekonomik 17 mln euro gjatë 2013-2017

KLSH: Legalizimet dhe hipotekat, dëm ekonomik 17 mln euro gjatë 2013-2017

149
0
SHPËRNDAJE

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në analizë të veprimtarisë dhe angazhimit të tij disavjeçar në luftën kundër paligjshmërisë, korrupsionit dhe antikulturës së pandëshkueshmërisë në administratën shtetërore, ka përmbledhur rezultatet e auditimeve të zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013 – 2017.

Në total, për periudhën 2013 – 2017, nga auditimet është konstatuar: një dëm ekonomik (i matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë (17 mln euro), janë rekomanduar: 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim nga puna”, si dhe janë kallëzuar penalisht: 196 punonjës dhe drejtues të ALUIZNI dhe ZVRPP.

Më konkretisht, përgjatë periudhës 2013 – 2017, KLSH ka realizuar në këto institucione 40 auditime nga të cilat 22 në ZVRPP dhe 18 në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t, pasqyruar në grafikun më poshtë:

Për sa u përket rezultateve të këtyre auditimeve theksojmë faktin që KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh e mangësish në pothuajse të gjitha auditimet e zhvilluara në institucionet e sipërcituara. Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga KLSH, përgjatë periudhës 2013 – 2017, konsistojnë në:

– vonesa në administrimin e praktikave dhe trajtimin e kërkesave në proces,

– regjistrimin e lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror,

– regjistrimin e pasurive me ndryshime të zërave kadastral,

– regjistrimin në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore,

– mos regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta në ndërtimet e reja duke shmangur taksën e kalimit të pronësisë,

– regjistrimin e pronave me mbivendosje,

– mos bërjen e bilancit AMTP-LN, listave printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve, dhe në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t dhe mos administrimi i të dhënave të sakta mbi vet deklarimet në vite,

– mos evidentimi i subjekteve që do të përjashtohen nga procedurat e legalizimit,

– pajisjen me leje legalizimi pa paguar më parë taksën e ndikimit në infrastrukturë,

– mosrespektimin e afateve ligjore për procedurat e kualifikimit,

– mungesën e dokumentacionit që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje,

– legalizimin e objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, nga rrugët nacionale e urbane,

– legalizimin e objekteve pranë linjave dhe shtyllave të tensionit të lartë, kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës,

– ndryshimin e zërit kadastral pa marrë më parë konfirmimin nga autoritet kompetente,

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)